Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dorëzuar Kuvendit emrat e zëvendësministrave. Javën e ardhshme, deputetët pritet të kompletojnë dhe miratojnë ekipin qeveritar.

Më poshtë i keni emrat e zëvendësministrave që i ka propozuar Qeveria e re:

Elfet Ismaili – zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Astrit Iseni – zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Alen Dereban – zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Nezhdet Mustafa – zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.

Zoran Dimitrovski – zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Viktorija Trajkova – zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.

Nikolçe Jankullovski – zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Marjan Risteski – zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Miroslav Labudoviq – zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Flakron Bexheti – zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Jovica Andovski – zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Gjoko Velkovski – zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Erxhan Selimi – zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Sedat Sulejmani – zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Radosllav Nastasijeviq Varxhiski – zëvendësministre në Ministrinë e Transformimit Digjital.

Llaze Jakimoski – zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike.

Kaltrina Zekolli-Shaqiri – zëvendësministre në Ministrinë e Transportit.

Ane Llashkoska – zëvendësministre në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Safije Sadiki-Shaini -zëvendësministre në Ministrinë e Sportit.

Publikohen emrat e zëvendësministrave, Qeveria do të kompletohet javën e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version