Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët dyshohen për djegien e një kafeneje në Kisella Vodë të Shkupit.

Të njëjtit dyshohen se kanë shkaktuar vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

“Të tre të dyshuarit, në orët e hershme të mëngjesit të datës 13.11.2024, kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupat e njerëzve, duke i vënë flakën një kafe barit në një objekt banesor në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup. Gjatë kësaj, objektit të djegur i kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 362.161 denarë. Me veturë tip Volkswagen Golf me targa të Shkupit, që drejtohej nga një prej të dyshuarve, kanë mbërritur në afërsi të lokalit. Deri sa ky i dyshuar ka mbetur në pritje në automjet, dy të tjerët kanë shkuar në lokalin afarist. Njëri prej tyre ka thyer me sëpatë xhamin rrëshqitës të lokalit dhe tjetri ka ndezur zjarrin me benzinë. Më pas të tre bashkëpunëtorët janë larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me automjetin”, thonë nga Prokuroria.

PTHP Shkup ngre aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen për djegien e një lokali appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version