Prokuroria publike ka njoftuar sonte se policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut 67-vjeçar kufoma e të cilit u gjet në lagjen Zhelezara.
“MPB po punon për zbulimin e autorit, në koordinim me prokurorin publik. Priten edhe gjetjet e autopsisë”, theksoi Prokuroria.
Ministria e Punëve të Brendshme dje ka njoftuar se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij Kia në parkingun përballë Poliklinikës Zhelezara.
PTHP: Policia në koordinim me prokurorin publik po punon për zbulimin e autorit të vrasjes së mjekut në Zhelezarë appeared first on Telegrafi.