Prokuroria Themelore Publike, ka ngritur kallëzim penal kundër 26 personave për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, falsifikim dokumentesh dhe punë nga pakujdesia në shërbim.
Ndër personat e akuzuar, figura kryesore është Z.A. dhe L.P. nga Negotina, si dhe A.M. nga Shtipi për shkelje të rënda ligjore të lidhura me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autoritetit. Ata janë dyshuar për manipulimin e tenderëve për furnizimin e vajit për ngrohje në institucionet publike, duke shkaktuar dëme financiare serioze për buxhetin publik.
Gjithashtu, kallëzimi përfshin edhe individët e tjerë, M.K., M.A., V.K., B.S., I.M., R.P., S.D., G.K., D.M., K .R., Z.Sh., I.G., D.K., D.D., T.A., B.S., T.N., K.N., P.M. dhe B.K., të gjithë nga Shtipi, të cilët janë përgjegjës për pranimin e naftës në institucionet publike dhe janë akuzuar për moszbatimin e procedurave të duhura dhe manipulimin e dokumentacionit për të fshehur dallimet në sasisë e naftës.
Veprimet e tyre janë vlerësuar si shkelje e rëndë e ligjit dhe kanë shkaktuar dëme në shumën prej 18.403.386 denarë për buxhetin e Komunës së Shtipit. /Telegrafi/
PTHP Maqedoni ka ngritur kallëzim penal kundër 26 personave për shpërdorim të pozitës appeared first on Telegrafi.