Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 26-vjeçari shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale – Pengimi i një zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare.
“Më 3 tetor, në rrugën rajonale Shkup-GP Bllacë, zyrtarë policorë me veturë zyrtare kanë tentuar të ndalojnë një automjet mallrash “Mercedes Sprinter”. Shtetasi i Kosovës me një veturë tip “Volvo” me targa të Kosovës i ka prerë rrugën me shpejtësi të madhe. Duke lëvizur ndërmjet veturës së policisë dhe kamionit, ai ka bërë lëvizje dhe manovra me të cilat ka penguar punonjësit e policisë të kryejnë veprimin e tyre zyrtar dhe në këtë mënyrë ka mundësuar arratisjen e kamionit.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për shtetasin e dyshuar nga Kosova”, thonë nga Prokuroria.
Propozohet masa e paraburgimit për një shtetas të Kosovës, ka penguar policinë në kryerjen e veprimeve zyrtare appeared first on Telegrafi.