Qeveria i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për për ushtrues detyre të “Pyjeve Nacionale”.

“Trajanov është profesor i rregullt në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup, në drejtimin Shfrytëzimi i pyjeve, mekanizimi në pylltari dhe të tjera, në lëndët Transporti pyjor, hapja e pyjeve, hyrje në ndërtim, objektet e infrastrukturës së parkut, ndikimi i aktiviteteve në ambientin jetësor, praktika e Drejtë. Në vitin 2001, Trajanov ishte anëtar i bordit të drejtorëve të SHIK Plaçkovica – Radovish (përfaqësues i kapitalit shtetëror)”.

“Në vitin 2006 ishte këshilltar i jashtëm në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe ishte pjesëmarrës në grupin punues për transformimin e NP Pyjet e Maqedonisë në vitin 2013. Trajanov ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Radovishit, si dhe deputet nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ka ndjekur trajnime të shumta dhe ka botuar një sërë punimesh shkencore dhe kërkimore në fushën e pylltarisë”, thonë nga Qeveria.

Propozohet drejtor i ri edhe në “Pyjet e Madonisë” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version