Me datë 03.03.2024, në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, DPB Berovë, Administratës së të Hyrave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, është kryer aksion kontroll në objektin e personit juridik – objekt hoteliere nga Berova, gjatë orarit të punës dhe gjatë kontrollit në G.G., menaxher dhe pronar i objektit, është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën e “prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndaj tij është paraqitur kallëzim penal nga neni 215 paragrafi 2 i Kodit Penal. Përveç kësaj, Administrata e të Ardhurave Publike konstatoi mos raportim të qarkullimit ditor dhe mos lëshim të faturave fiskale, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut konstatoi pirjen e cigareve në objektin ligjor, për çka ishte shqiptuar sanksioni përkatës.
Pronari i restorantit në Berovë kapet me marihuanë gjatë orarit të punës appeared first on Telegrafi.