Prokuroria Publike u bën thirrje të hapur të gjithë atyre që kanë dëshmi personale për zjarrin, informacione dhe prova në lidhje me punën e klubit “Pulse” në Koçan dhe kompanive të lidhura, si dhe njohuri në lidhje me punën e institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve, t’i ndajnë ato me Prokurorinë.

“Duke marrë parasysh afatet ligjore dhe nevojën për efikasitet të procedurës, në faqen e internetit të Prokurorisë Publike (www.jorm.gov.mk) është publikuar një formular me anë të të cilit ata mund të regjistrohen për të paraqitur të dhëna dhe informacione që i konsiderojnë të rëndësishme për hetimin. Formulari i plotësuar duhet të dërgohet elektronikisht në adresën e mëposhtme të dedikuar: istragakochani@jorm.mk”.

“Bazuar në formën dhe rëndësinë e të dhënave, aplikantët do të kontaktohen nga ekipi i hetimit”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria informoi gjithashtu se ekipi i prokurorisë që po merret me çështjen në lidhje me zjarrin në diskotekë “Pulse” vazhdon intensivisht të ndërmarrë marrje në pyetje dhe ekspertiza, shumica e rezultateve paraprake të të cilave priten në ditët në vijim.

Hetimi ka angazhuar kapacitetin maksimal nga të gjitha organet hetimore dhe janë të përfshirë dhjetëra ekspertë nga fusha të ndryshme./Telegrafi/

Prokuroria: Qytetarët që kanë dëshmi për punën e “Pulse” t’i ndajnë me organet hetuese appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version