Në lidhje me informacionin që doli nga Ministria e Drejtësisë, se Turqia ka aprovuar ekstradimin e Ljupço Palevskit, të dyshuarit kryesor për grabitjen dhe vrasjen e Vanjës në Shkup, është deklaruar edhe Prokuroria Publike.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se për Palevskin tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit, e cila do të fillojë të zbatohet menjëherë sapo të dërgohet i njëjti nga Turqia në Maqedoninë e Veriut.
“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo është njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka marrë informacion zyrtar nga Republika e Turqisë se aprovohet ekstradimi i personit të dyshuar për dy vepra penale “grabitje” si dhe për dy vrasje në mënyrë makabre”.
“Procedura për ekstradim do të realizohet nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me propozim të Prokurorisë Publike Themelore Shkup të dyshuarit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit e cila duhet të fillojë të zbatohet menjëherë pas dërgimit të tij”, thuhet në njoftim.
Prokuroria për Palevskin: Ndaj tij është shqiptuar paraburgim, do të hyjë në fuqi sapo të ekstradohet appeared first on Telegrafi.