Prokuroria Themelore Publike Koçan, duke vepruar sipas lëndës në lidhje me zjarrin në klubin e natës “Puls”, deri në Gjykatën Themelore në Koçan ka dorëzuar propozim për zëvendësimin e masës paraprakisht të caktuar të arrestit shtëpiak me masë sigurie për dy të dyshuarit në cilësinë e ish drejtorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ndërsa për herë të parë janë kërkuar masa të kujdesit edhe për një të dyshuar për zjarrin në Koçan, i cili deri tani ishte në mjekim.

Siç theksohet në kumtesë, zëvendësimi i masave është kërkuar në bazë të vlerësimit të bazave ligjore për sigurim dhe fazën e verifikimit në lidhje me këtë institucion.

Përveç kësaj, shtohet, për herë të parë pas ngjarjes, është kërkuar masa e kujdesit edhe për një person tjetër nga grupi i parë i të dyshuarve, i cili deri tani ishte në mjekim.

“Bëhet fjalë për një person nga diskoteka, ndërsa masat janë propuzuar në përputhje me gjendjen momentale shëndetësore dhe nevojën për mjekim të mëtutjeshëm”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Themelore të Koçanit.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan që ka ndodhur herët në mëngjesin e 16 marsit, kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa janë lënduar rreth 200 pesona.

Prokuroria kërkon masën e kujdesit për një të dyshuar për zjarrin në Koçan, i cili deri tani ishte në mjekim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version