Gjykata Themelore në Koçan deri më tani ka marrë vendime për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, ndërsa për gjashtë të tjerët pritet të merret vendim në vazhdim.

Sipas informacioneve të AIM-së, ende nuk është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit të ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

PTHP njofton se Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar propozime në gjykatën kompetente për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat e deritanishëm të përfshirë në procedurë, të cilëve masat u skadon gjatë ditës.

Dy persona të tjerë, me kërkesë të prokurorisë, dje janë caktuar në masën e paraburgimit dhe janë ende në paraburgim. Në total deri më tani është kërkuar paraburgimi afatshkurtër për 18 persona./Telegrafi/

Prokuroria e Koçanit cakton masën e paraburgimit për dhjetë persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version