Prokuroria Themelore Publike e Shkupit (PTHP), duke vepruar sipas një informate, do të hetojë të dhënat rreth certifikatës së dhënies së provimit TOEFL për njohjen e gjuhës angleze të drejtorit të sapozgjedhur të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ASK) Bojan Hristovski.

Nëse Komisioni Kundër Korrupsionit nuk vepron në afat të arsyeshëm, gjegjësisht nuk e përfundon inspektimin që tashmë ka filluar, PTHP Shkup nuk do ta presë atë dhe do të hapë rast.

Nëse dyshimet vërtetohen, atëherë do të hapet (para)hetimi dhe PTHP do të kërkojë prova përmes bashkëpunimit me kolegët nga Bullgaria, shkruan “dsk.mk”.

Hristovski në biografinë e tij zyrtare ka deklaruar se në mars të vitit 2022 ka marrë certifikatën e anglishtes TOEFL nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdiv, Bullgari. Në fillim të këtij muaji, dy drejtore femra të institucioneve publike u dënuan me burgim me kusht, pasi kur aplikuan për këtë pozicion, kishin paraqitur certifikatë TOEFL të lëshuar nga e njëjta kompani në nëntor dhe dhjetor 2022, si dëshmi e njohurive të tyre të gjuhës angleze.

Aktakuzës i ka paraprirë kallëzimi penal nga MPB për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të përdorimit të dokumentit me përmbajtje të rreme, e dorëzuar më 14 shkurt, në periudhën kur ky departament drejtohej nga Pançe Toshkovski si ministër teknik.

Deri më tani nuk ka asnjë provë se shkolla bullgare e gjuhëve të huaja, faqja e së cilës në Facebook u fshi dje, është pjesë e një rrjeti mashtrues për certifikata false TOEFL, të cilat i shiste për një shumë të caktuar parash.

Prokuroria do të hetojë nëse certifikata e Bojan Hristovskit për gjuhën angleze është e rrejshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version