Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Kumanovë dhe nëpunësit policorë nga Njësia policore për siguri në komunikacionin rrugor Kratovë privuan nga liria A.M. (38) nga Kumanova, A.R. (49) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, dhe Z.L. (60) nga fshati Stracin, rajoni i Kratovës.

MPB  njoftoi se gjatë një kontrolli të trafikut në Kumanovë, nëpunësit policorë konstatuan se A.M., i cili drejtonte automjetin e tipit “Citroen”, kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.56 promilë, ndërsa A.R., i cili drejtonte automjetin “Opel”, kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.55 promilë. Ndërsa, gjatë një kontrolli të trafikut në Kratovë, Z.L. nuk është ndalur në shenjën e dhënë për tu ndalur dhe u përpoq të ikte, por u ndalua shpejt dhe nëpunësit policorë i matën 2.28 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj personave do të ngrihen akuza sipas nenit 297-A të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version