Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e para gjatë ditës së sotme, janë privuar nga liria dy persona për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur.

Personat H.K. (22) dhe A.M. (35) janë arrestuar nga zyrtarët e SPB-Kavadar.

“Gjegjësisht, tek H. K. është konstatuar se i njëjti ka qenë duke e drejtuar veturën me 2.65 promila alkool në gjak, ndërsa A. M. është konstatuar se e ka drejtuar veturën me 3.34 promila alkool në gjak”, thonë nga MPB.

Privohen nga liria dy persona nga Kavadari, drejtonin automjetet në gjendje të dehur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version