Policia ka privuar nga liria 12 persona, pasi tek ta ka gjetur drogë.

Siç bënë me dije Ministria e Punëve të Brendshme pas një kontrolli të bërë në komunën e Aerodromit në Shkup një ditë më parë, rreth orës 23:20 minuta, tek ata kanë gjetur tableta droge. Pjesa më e madhe e personave të arrestuarjanë nga Shkupi, ose me vendqëndrim në Shkup.

“Te B.P.(29) nga Shkupi janë gjetur tableta, te B.J.R.(21) nga Shkupi është gjetur një substancë me ngjyrë të bardhë, tek A.S.(21) nga Manastiri është gjetur substancë me ngjyrë të bardhë, te S.T. (23) nga Manastiri është gjetur një tabletë e bardhë, te N.N. (28) nga Kumanova është gjetur substancë pluhuri e bardhë. Tek A.S (24) nga Prilepi janë gjetur tableta, te D.M. nga Manastiri substancë e bardhë, te O.S (21) nga Velesi një tabletë, te K.L (31) nga Shkupi janë gjetur tableta dhe tek D.R.K (24) nga Tetova gjetur substancë pluhuri ngjyrë e bardhë”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, shtojnë nga MPB kundër të gjithë këtyre personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Privohen nga liria 12 persona në Shkup, u kapën me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version