Prokuroria Themelore Publike Prilep ngriti procedure hetimore kundër 36 vjeçarit nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën që ende nuk ka mbush 15 vjet.
Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari në shtëpinë e tij ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014, të cilat në kohën kur është kryer vepra, nuk kanë pasur 14 vjet.
“Hetim ka edhe kundër të ëmës së fëmijëve e cila dyshohet për veprën penale maltertim. Veprën e ka kryer duke mos u kujdesur ndaj vajzave të saj edhe pse vajzat kanë treguar se i ati i ka përdhunuar, ndërsa ajo ka bindur se është e turpshme ta denoncojnë dhe se duhet t’i respektojnë prindërit”, thonë nga prokuroria.
Ata shtojnë se më 27 qershor një nga vajzat ka guxuar dhe ka denoncuar të atin në polici./Telegrafi/
Prilep, i ati përdhunon tre vajzat e tij, e ëma ka heshtur appeared first on Telegrafi.