Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe krishtere, Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve, që këltë vit në ditë të njejtë e festojnë të gjithë qytetarët e krishterë, i dërgoi urim krerëve të Kishave në vend: Kishës Ortodokse maqeodnase – Arqipeshkvisë së Ohrit, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë dje Justiniana Prima, z.z. Stefanit, peshkopit të Shkupit dhe Eparkut të Kishës katolike të Strumicës-Shkupit, dr. Kiro Stojanov, si dhe dr. Emil Zaev, kreut të Përfaqësisë kishtare të Evangjelisë – kishës metodiste.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e madh, Juve, personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik, murgjërisë si dhe besimtarëve ortodoksë t’Ua uroj festën më të madhe krisshtere – Pashkët dhe t’Ju dëshiroj ta kaloni në shëndet të mir, në dashuri, gëzim dhe fat.

Të tregojmë se nga fatkeqësia mund të dalim më të mençur, më të mirë dhe më humanë. Të bëjmë vepra të mira dhe t’u ndihmojmë të gjithëve të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

Krishti i ngjall!”, ka uruar Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska uron Pashkët: Nga fatkeqësitë mund të dalim më të mençur, të ndihmojmë secilin që ka nevojë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version