Nga Presidenca kanë reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në lidhje me mundësinë për shtyrjen e afatit për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit.
Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.
“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.
Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca./Telegrafi/
Presidenca: Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim të bisedojë me Greqinë për çështjen e dokumenteve personale appeared first on Telegrafi.