Skoda e ka lansuar SUV-in e saj, plotësisht të ri Skoda Kodiaq, në tregun e Maqedonisë. Me pamjen e fuqishme, Kodiaq i ri paraqet pikë referimi në segmentin e SUV, duke kombinuar teknologjinë e lartë me hapësirën dhe rahatinë e jashtëzakonshme.

Pjesa e jashtme e Kodiaq është plotësisht e ridizajnuar, duke treguar elementet e gjuhës së re dizajnuese Modern Solid të Skodas. Përmirësimet elegante dhe aerodinamike, jo vetëm që përmirësojnë estetikën e makinës, por edhe kontribuojnë për performancat e saj. Kodiaq i ri është për 6 cm më i gjatë në krahasim me atë të mëparshmin dhe ofron edhe më shumë hapësirë dhe rehati për të gjithë udhëtarët. Në ofertë është edhe varianti me shtatë ulëse.

Vëmendjen e pjesës së jashtme e marrin dritat LED matric të gjeneratës së dytë dhe rrjetës së përparme me linjë ndriçuese horizontale. Brendësia është e pasuruar me tekstil dhe lëkurë që vijnë nga procesi ekologjik i përpunimit dhe reflektojnë fokusin e qëndrueshmërisë.

Kodiaq në gjeneratën e tij të dytë ofron një koncept të freskët dhe inovativ të interierit me katër përzgjedhje specifike të dizajnit – Loft (tekstil), Lounge (tekstile-lesh), Suite Black dhe Suite Cognac (lëkurë) të cilat, në kombinim me paketat opsionale, krijojnë një përvojë krejtësisht të ndryshme. Një nivel i ri komoditeti dhe relaksi ofrojnë ulëset ergonomike me pneumo-masazh opsionalisht të disponueshme.

Ndërruesi i shpejtësive tani është montuar në shtyllën e drejtimit, e cila i jep konzollës qendrore një pamje shumë të pastër dhe të rregullt dhe shton hapësirë ​​shtesë. Skoda Smart Dials janë një tjetër veçori krejt e re e Kodiaq – tre kontrolle rrotulluese të vendosura poshtë ekranit info-zbavitës.

Me lidhjen e vazhdueshme të internetit në Kodiaq, mundësohet përditësimi me valë i softuerit, hartave të navigimit dhe shërbimeve të ndryshme të Skoda Connect – si aktivizimi në distancë i ajrit të kondicionuar ose karikimi i baterisë (në variantin Plug-In), kontrollimi i trafikut ose parashikimi i motit, etj.

Duke integruar chatbot ChatGPT të bazuar në AI në asistentin e saj zanor Laura, Skoda përmirëson përvojën e shumë klientëve dhe ndihmon në lehtësimin e jetës së përditshme.

Gama e njësive të fuqisë Kodiaq përveç benzinës së njohur 1.5 TSI DSG Mild-Hibrid me 110 kW (150 hp) dhe dizel 2.0 TDI EVO DSG me 110 kW (150 hp) dhe 142 kW (193 hp) në kombinim me tërheqje me të gjitha rrotat 4×4, tani është zgjeruar me debutimin emocionues të motorit hibrid plug-in 150 kW (204 hp) që ofron më shumë se 100 km rreze të pastër elektrike.

Kjo siguron një përvojë dinamike të vozitjes të përshtatur për çdo nevojë. Të gjithë grupet e fuqisë janë të disponueshme vetëm me transmisione automatike DSG.

Kodiaq i ri është i disponueshëm në nëntë ngjyra të ndryshme, duke përfshirë Bronx Gold metalik.

Premierë zyrtare e Skoda Kodiaq-ut të ri në tregun e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version