Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2.200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.
Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë.
“Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit.
Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.
Lidhur me punësimet në Inspektoratin shtetëror të tregut (ISHT), kryeministri përmendi se Qeveria është e obliguar t’i sigurojë të gjitha kapacitetet e institucioneve dhe atë do ta bëjë.
I pyetur për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për angazhim në punë, sqaroi se me të do të rregullohet marrëdhënia e punës e personave të pensionaur dhe studentëve.
Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.