Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën prej datës 09.01.2024 deri më 13.01.2024 (nga e marta deri të shtunën), SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup.

Regjimi i qarkullimit është për shkak të vizitës zyrtare të një delegacioni të kryesuar nga Abdullah Bin Muhammad AlSheikh, kryetar i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura.

Me regjimin e veçantë që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

Për këto arsye, MPB apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

Prej nesër deri të shtunën regjim i veçantë komunikacioni në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version