Gjatë aktiviteteve të djeshme të punonjësve të policisë nga të tetë sektorët për punë të brendshme të Byrosë së Sigurisë Publike në MPB, lidhur me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 773 urdhërpagesa.

Ministria e Brendshme sot njoftoi se rastet më të shumta janë parkimet e paligjshme (225), pasuar nga tejkalimet e shpejtësisë (120), ndërsa dje një numër mjaft i lartë i kundërvajtjeve janë shënuar për mosdhënie të përparësisë (51).

“Për vozitje nën ndikimin e alkoolit janë shqiptuar shtatë masa, ndërsa për 8 këmbësorë janë lëshuar kallëzime kundërvajtëse. Janë shqiptuar 69 sanksione për mos vendosje të rripit të sigurimit, 42 masa për përdorim të celularit dhe në 72 raste janë konstatuar shoferë pa leje drejtimi”.

“Në përputhje me Ligjin për automjete, 21 automjete të paregjistruara si dhe shtatë automjete me defekte teknike janë larguar nga qarkullimi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

 

Policia vazhdon me kontrollet në komunikacion, 120 gjoba për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version