Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy të arratisur nga burgu i Kumanovës.
Nga MPB shtojnë se dy personat tashmë janë dorëzuar në burgun e Kumanovës.
“Është privuar nga liria F.J.(28) nga Radovishi, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Kumanovës. F.J. u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “rrezikim i sigurisë në komunikacion” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” dhe duhej të edhe vuante dy vjet, katër muaj e 22 ditë burg”, thuhet në njoftim të MPB-së.
Policia privon nga liria dy të dënuar që kishin ikur nga burgu i Kumanovës appeared first on Telegrafi.