Policia ka privuar nga liria një 46-vjeçar nga Tetova pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u gjet heroinë dhe substancë tjetër narkotike por të panjohur.
“Më datë 25.10.2024 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria I.XH.(46) nga Tetova, pasi gjatë basistjes në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryera me urdhër gjyqësor, ka gjetur heroinë dhe substancë të panjohur. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës kundër tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia privon nga liria 46 vjeçarin nga Tetova për posedim të narkotikëve appeared first on Telegrafi.