Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (08.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 29 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 12 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mos përdorim të rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Policia në Shkupi gjobiti 187 shoferë, 29 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version