Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 gjoba, nga të cilat 8 për vozitje pa patentë shofer, dhjetë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 15 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Policia në Shkup për një ditë gjobit mbi 100 shoferë appeared first on Telegrafi.