Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, nga të cilat 9 për vozitje pa patentë shofer, 42 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tri masa për mospërdorim të rripit të sigurisë.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Policia në Shkup me kontrolle, shqipton 100 gjoba appeared first on Telegrafi.