Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (28.01.2024) me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor.
Siç njoftojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 gjoba, nga të cilat 48 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë për vozitje pa patentë shofer, dhjetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.
Policia në Shkup ka shqiptuar 113 gjoba, 48 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.