Me datë 28.08.2024 në ora 22:45, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.A (38) nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka drejtuar makinën ngarkuese “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, dhe tek i cili janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve është i mitur.
“Prokurori publik nga Prokuroria Publike është njoftuar dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni 418-b paragrafi 4, dhe në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, kundër M.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës”.
“Emigrantët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.
Policia ndalon një kontrabandues të emigrantëve, transportonte 15 persona nga Kina appeared first on Telegrafi.