Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba.
Prej gjobave të shqiptuara 14 kanë qenë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për kalim në semafor të kuq, ndërsa 20 iu shqiptuan këmbësorëve.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia me kontrolle në Shkup, shqipton 139 gjoba appeared first on Telegrafi.