Mëngjesin e sotëm policia ka kryer kontroll tek mjekët nga Klinika e Onkologjisë, njofton “Sloboden Peçat”.

Sipas njoftimit ka edhe mjekë të arrestuar. Kërkimet janë pjesë e aksionit që ish-ministri Oliver Spasovski ka nisur para disa muajsh me prokurorinë e Shkupit për serinë e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë klinikë.

Sipas informacioneve kontrolle ka pasur edhe disa muaj më parë, pas të cilave prokuroria ka hapur procedurën para hetimore.

Gjatë ditës presim informacion nga Prokuroria për kontrollet e sotme./Telegrafi/

Policia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version