
SVR Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli, ka paraqitur kallëzim penal kundër B.G.(24) dhe A.M. (27) nga Shkupi për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “tregti e paligjshme me lëndë narkotike, psikotrope dhe prekusorë”, si dhe kundër 27-vjeçarit A.A nga Shkupi për shkak të dyshimeve për veprën penale “mosparaqitje të veprës penale ose kryesit”.
“Me datë 17.03.2025 në pikë pagesën Gjevgjeli, gjatë marrjes së masave, zyrtarë policorë të SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.G, dhe pasagjerët A.M. dhe A.A”.
“Në bazë të vendimit të gjykatës është kryer kontrolli i automjetit, gjatë të cilit në pjesën e përparme janë gjetur tre pako amfetamine me peshë totale afërsisht 1.5 kilogramë. Personat janë sjellë para gjyqtarit nga Gjykata Themelore Gjevgjeli, i cili më B.G. dhe A.M. u ka caktuar paraburgim”, thonë nga MPB.
Policia konfiskon amfetaminë në Gjevgjeli, kallëzim penal ndaj tre personave appeared first on Telegrafi.