MPB ka dal me të dhëna të reja për aksidentin e mbrëmshëm në të cilën morën pjesë disa automjete, ku u lënduan tre persona.

Nga MPB thonë se një kamion me targa të bullgare dhe një automjet me targa të Kosovës janë në mesin e pjesëmarrësve në aksidentin që ndodhi afër kryqëzimit në Smillkovcë të Shkupit.

“Me datë 22.01.2025 rreth orës 20:30 në SPB Shkup është lajmëruar se në autostradën – unaza e qytetit të Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Smillkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S ( 54) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit, automjetit “Hyundai” me targa të Kosovës, i drejtuar nga B.B.(54) nga Kosova, automjeti “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.D. (27) nga fshati Radishan i Shkupit, dhe automjetit të mallrave “Skania” me targa të Bullgarisë drejtuar nga D.D. (55) nga Bullgaria dhe një autobusi të parkuar “Sanos” me targa të Shkupit”, thonë nga MPB.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i mjetit “Golf” nga Haraçina, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë shoferët B.B nga Kosova dhe M.D nga Radishani, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup./Telegrafi/

Policia jep detaje të reja për aksidenti afër Smillkovcës, janë lënduar tre persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version