Për shkak të thithjes së tymit nga zjarri në Çair deri në orën 06:30 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, në ndihmë kanë thirrur disa persona, ndër të cilët një zjarrfikës dhe një polic, njofton MPB.

MPB njofton se në orën 06:30 janë zbritur disa qiramarrës nga çatia e pallatit dhe asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

“Me datë 02.10.2024 në ora 01:55 në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në bodrumin e një objekti në rrugën “Serava” në Shkup. Në vendngjarje janë dërguar një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe zyrtarë policorë nga SPB Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Qendra për Menaxhim të Krizave më herët njoftoi se ndërhyrja është kryer me shtatë automjete dhe 20 zjarrfikës./Telegrafi/

Policia jep detaje për zjarrin në Çair: Disa persona janë dërguar në spital përfshirë policë dhe zjarrfikës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version