Gjatë ditës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës në ora 18:05 janë qëlluar me armë dy persona nga fshati Gajre.

Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri”, sqarojnë nga SPB – Tetovë, njofton Telegrafi.

Ata shtojnë se shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin.

Lexo po ashtu
Dy të plagosur në Spitalin Klinik të Tetovës

Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri.

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Spitalin Klinik të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version