Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, nga të cilat 97 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Policia gjobit 132 shoferë në Shkup, 97 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.