Ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Pece Mirçeski sonte është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë, pasi sot Policia Financiare ka hapur hetim për veprat të kryera penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar,  përvetësim në shërbim dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim të kryera gjatë kohës sa ka qenë drejtor, konfirmuan për Agjencionin Informativ të Maqedonisë nga Policia Financiare.

Së bashku me Mirçeskin është arrestuar edhe pronari i servisit renta VIP, i cili po ashtu është i përfshirë në të njëjtin hetim.

“I denoncuari i parë P.M. në cilësinë e zyrtarit – drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, me vetëdije dhe me paramendim, ka kryer veprime zyrtare që nuk nuk ka guxuar t’i kryejë dhe ka nënshkruar pesë marrëveshje të furnizimit publik me një subjekt juridik nga Shkupi, në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P, ndërsa në këtë rast nuk e ka praqitur ekzistencën e konfliktit të interesit, duke mos u përjashtuar nga të njëjtat procedura të furnizimit publik dhe gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës së drejtorit, ka përfituar drejtpërdrejt dobi materiale për vete dhe për personin e afërt nga subjekti juridik në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P. duke vepruar në këtë mënyrë, i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i denoncuari i dytë ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në  kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare.

Në mënyrë shtesë, i denoncuari i parë P.M, me vetëdije dhe me paramendim në gjithsej pesë dokumente zyrtare – deklarime për mungesë konflikti interesi në procedurat e sipërpërmendura të furnizimit publik, ka futur të dhëna të rreme dhe të pavërteta dhe me nënshkrimin e tij ka mundësuar që ato të përdoren si të vërteta dhe me këtë mënyrë të vepruarit i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“I denoncuari i parë P.M  në cilësinë e drejtorit të Shërbimit për Punë  të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në periudhën nga data 01.01.2022 deri më 13.06.2024, në disa raste, duke paraqitur informacione të pavërteta se bëhet fjalë për udhëtime pune për nevoja dhe qëllime zyrtare, ka nënshkruara kërkesa për rezervime në akomdim në hotel, kërkesa për prenotimin e biletave të aeroplanit, vendime për udhëtimr pune jashtë vendit dhe urdhra për udhëtim pune jashtë vendit dhe me këtë ka bërë të mundur që personalisht dhe personat e tjerë të punësuar në Shërbim të përfitojnë përfitime pronësore në formën e akomodimit në hotel, biletave për aeroplanë për udhëtime të kryera, marrjes me qira të makinave për nevoja dhe qëllime private, si dhe mëditje të paguara për udhëtime pune në shumë të përgjithshme prej 1.792.859 denarë, për të cilën shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka kryer veprën penale përvetësim në shërbim sipas nenit 354 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Policia Financiare.

I denoncuari i parë P.M. gjithashtu, në cilësinë e drejtorit të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe në cilësinë e menaxherit përgjegjës-accountable manager i Shërbimit të Aviacionit në Shërbimin e Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, edhe pse e ka ditur dhe ka qenë i vetëdijshëm, ndërsa që prej datës 27.10.2023, ka qenë në dijeni të faktit se një person i punësuar si pilot nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e detyrës ajrore dhe pilot, i ka mundësuar të njëjtit person në periudhën prej datës 27.10.2023 deri më 14.06.2024 t’i paguhet kompensim mujor në bazë të pagës nga Shërbimi për Punë  të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në cilësinë e kapiten-udhëheqës, në këtë mënyrë i denoncuari i parë i ka mundësuar personit përfitim pasuror në shumë të përgjithshme prej 3.444.615 denarë, ndërsa  në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë mënyrë të veprimit i denoncuari i parë ka kryer veprën penale punë të pa ndërgjegjshme në shërbim sipas nenit 352-v paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Policia Financiare: Privohet nga liria ish-drejtori i SHPPP-së Pece Mirçeski appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version