Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale Evazion fiskal sipas nenit 279 paragrafi 2 i KP.
“I denoncuari A.A. në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të “Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime ARMAN KOMPANI SHPKNJ Shkup” në periudhën nga 01.01.2020 deri më 25.12.2024, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të paligjshme për vete dhe personin juridik, mallrat tregtare të blera (produkte arrore), të evidentuara në magazinë në shumën prej 53.257.786 denarë, i përvetësoi pa bazë dhe nuk i regjistroi në regjistrat e kontabilitetit, me ç’rast i padituri nuk ka llogaritur, nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar Tatimin mbi Vlerën e shtuar me një normë tatimore prej 5% në shumën prej 2.662.889 denarë dhe Tatimin mbi Fitim me një normë tatimore prej 10% në shumën prej 5.325.778 denarë, si dhe për detyrime të skaduara ndaj furnizuesve më të vjetra se tre vjet në shumën prej 40.903.524 denarë (afatshkurtra), të cilat burojnë nga viti 2020 dhe nuk shfaqen si të Ardhura në Bilancin e suksesit dhe Bilancin tatimor të subjektit juridik për vitin 2023, i padituri nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar për Tatimin mbi të ardhurat me një normë tatimore prej 10% në shumën prej 4.090.352 denarë”, njoftoi sot Drejtoria e Policisë Financiare.
Me qëllim që t’i fshehë aktivitetet e inkriminuara, shtohet në kumtesë, i padituri nuk ka përgatitur dhe nuk ka parashtruar Llogari përfundimtare për vitin 2021, 2022 dhe 2023 deri te Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka nuk ka llogaritur, nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar tatime në baza të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 12.079.019 denarëve, për të cilën shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër një personi për evazion fiskal appeared first on Telegrafi.