SPB Tetovë muajin e kaluar (janar), në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar gjithsej 1477 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në komunikacion, ose 304 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga SPB thonë se gjatë kësaj periudhe, për shkak të lëshimeve dhe mangësive të konstatuara, janë përjashtuar nga qarkullimi 53 automjete, prej të cilave 30 për regjistrim të skaduar, 19 për defekte teknike të konstatuara dhe 4 për mbingarkesë.
“Po ashtu, në janar të këtij viti janë përjashtuar 163 drejtues automjetesh, më së shumti – 101 për drejtim të automjetit pa kaluar provimin për patent shofer dhe për ata që nuk kanë pasur leje të vlefshme për drejtim, 26 shoferë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, 16 me ndalesë të shkruar për drejtim, 18 drejtues mjetesh fillestare që nuk kanë respektuar kufizimet e përcaktuara për këtë kategori pjesmarrësish në komunikacion dhe 2 drejtues mjetesh me kategori të papërshtatshme sipas llojit të mjetit që kanë drejtuar”.
“Gjatë periudhës në fjalë janë konfiskuar përkohësisht 42 patentë shoferë, 25 leje qarkullimi në trafik dhe 5 automjete, të gjitha me regjistrim të skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës, ka marrë gjithsej 62 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, gjegjësisht të parkuara gabim, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
Policia e Tetovës muajin e kaluar ka regjistruar mbi 1400 shkelje në komunikacion appeared first on Telegrafi.