
Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve
“Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.
“Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.
“Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushë rreth orës 19:00 gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.
Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë appeared first on Telegrafi.