Gjatë ditëve të kaluara, të premten dhe ditët e fundjavës festive (28, 29, 30 dhe 31 mars 2025), në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit në mbarë vendin janë lëshuar gjithsej 2508 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera në komunikacion.

MPB njofton se nga gjobat e shqiptuar 425 kanë qenë për parkim të paligjshëm, 959 kundërvajtje për mosrespektim të shpejtësisë së përcaktuar dhe 234 shkelje për mos posedim të patentë shoferit.

“Gjithashtu, janë evidentuar 173 shkelje për mos vendosje të rripit të sigurimit, 50 shkelje për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 drejtues automjetesh kanë qenë në semafor të kuq, si dhe janë shqiptuar 48 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

“Në bazë të Ligjit për automjete, gjatë periudhës së përmendur janë përjashtuar nga qarkullimi 74 automjete, prej të cilave 24 për shkak të mosfunksionimeve teknike dhe 50 për shkak të çregjistrimit”, thonë nga MPB.

Në fund shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Policia e Maqedonisë ka shqiptuar mbi 2500 gjoba për shkeljet në trafik brenda katër ditëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version