Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 275 drejtues automjetesh.
Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 120 jashtë qytetit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Policia e Maqedonisë gjobit 275 shoferë për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.