Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.01.2024), ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 542 drejtues automjetesh.
“Prej tyre, 39 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, shpejtësinë në vendbanim e kanë tejkaluar shpejtësinë 325, ndërsa jashtë vendbanimit 217”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Policia e Maqedonisë dje ka gjobitur 542 shoferë për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.