Partia Liberal Demokratike (PLD) propozoi në gusht të vitit të kaluar që të gjitha automjetet zyrtare të shënohen në mënyrë të dukshme dhe të qartë me të njëjtën ngjyrë, si masë për rritjen e transparencës dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve publike. Në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme të veturave zyrtare nga zyrtarë të zgjedhur shtetëror dhe publik për nevoja private, thonë nga PLD.

“Prandaj ne mirëpresim vendosmërinë e Qeverisë për të pranuar propozimin tonë”, thonë nga atje.

Për PLD-në, ky hap paraqet shembull pozitiv se si propozimet dhe idetë e mira që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit duhet të pranohen dhe zbatohen nga të gjitha palët e interesuara.

“Njëkohësisht, apelojmë tek të gjitha institucionet kompetente që të përfundojnë sa më shpejt procedurën për vendosjen e kësaj mase, e cila nëse zbatohet dhe realizohet me sukses, besojmë se do të sjellë ulje të ndjeshme të keqpërdorimeve dhe ndërgjegjshmëri më të madhe të atyre zyrtarëve që kanë të drejtë të përdorimi i automjeteve, “parandalimi i keqpërdorimit të tyre për qëllime private, rritja e besimit të qytetarëve përmes vizibilitetit dhe llogaridhënies së burimeve publike, harmonizimi i institucioneve në aspektin e transparencës dhe racionalizimit”, tha PLD./Telegrafi/

PLD: Duhet dënuar zyrtarët që keqpërdorin automjetet zyrtare për qëllime private appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version