
Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës.
Ajo menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit dhe sipas informatave të para nga drejtori i Spitalit, ajo është në gjendje stabile.
Nga shërbimi për ndihmë urgjente janë ftuar në Qendrën për të ofruar ndihmë në ora 13:55.
Sipas shefit të Ndihmës urgjente, Boshe Millosheski, punëtorja sociale (38) ka plagë nga plumbi në stomak.
Prokurori publik dhe policia po kryejnë ekspertizë në hapësirat e Qendrës dhe së shpejti paralajmëruan informata për rastin dhe sulmuesin, i cili siç aludohet kohë të gjatë e ka përcjellur.
Plagoset një punëtore sociale në Prilep appeared first on Telegrafi.