Ajo që është më e rëndësishmja për qytetarët dhe publikun është se trafiku ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i sigurt dhe zhvillohet në përputhje me rregullat e “Eurokontrol”, thotë Ministri i Mbrojtjes.

Trafiku ajror në vend është i sigurt, ndërsa propozimi për shkarkimin e menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve të M-NAV është që të dërgohet mesazhi se nuk do të ketë kompromis me sigurinë e trafikut ajror dhe nuk duhet të ketë, tha Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska lidhur me zhvillimet në M-NAV.

“Propozimi i rezolutës është për shkak se ne duam të dërgojmë mesazhin se nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë kompromis me sigurinë e udhëtarëve dhe sigurinë e qiellit të Maqedonisë. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje partive politike dhe lëvizjeve politike në vend që të mos përdorin apo keqpërdorin punësimin apo punonjësit e këtij institucioni për realizimin e agjendës së tyre personale. Ajo që është më e rëndësishme për qytetarët dhe publikun është që komunikacioni ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut të jetë i sigurt dhe të zhvillohet në përputhje me rregullat e Eurokontrollit”, tha Petrovska.

Ajo vlerëson se menaxhmenti i M-NAV-së ka dështuar në qëllimin e vendosjes së rendit dhe disiplinës së punës në institucion./Telegrafi/

Petrovska: Nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë kompromis me sigurinë e udhëtarëve dhe qiellin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version