
Është përshkallëzuar protesta në Koçan, me të cilat kërkohet drejtësi për të vdekurit nga zjarri në diskotekën “Pulse”.
Në një moment, një pjesë e protestuesve hynë edhe në kafenenë “Classic” që është në pronësi të njëjtë me diskotekën që u dogj ditën e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht para ndërtesës së komunës janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të Koçanit të cilët kanë kërkuar drejtësi për viktimat. Ata i kanë bërë thirrje kryetarit të komunës, Ljupço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqje, të largohet nga objekti, ndërsa disa nga të pranishmit kanë gjuajtur me gurë. Turma thirri “Vrasës” dhe “Kushdo mund të jetë i radhës!”.
Ndryshe, në SPB Shkup dhe SPB Tetovë për rastin janë paraburgosur 5 persona, ndërsa në Shtip 13 persona, nga të cilët tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një person nga Inspektorati i Punës, pronari i objektit, anëtarë të ekipit të sigurimit, pronari i agjencisë për sigurim, shitësi i biletave dhe persona të tjerë të punësuar në objekt. Për 11 persona është caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër.
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës “Pulse” appeared first on Telegrafi.