
MPB Maqedoni njofton se sot ka regjistruar një rast, në të cilin dy pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut janë përleshur në mes vete.
“Në SPB Shkup është raportuar se rreth orës nëntë në deponinë e mbeturinave ushtarake në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një keqkuptimi të ndërsjellë dhe padurimi paraprak, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet ushtarëve J.J (43) nga Kondova e rajonit të Shkupit dhe S.S. (41) nga rajoni i Matkës”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, njofton MPB.
Përleshen fizikisht në mes vete dy ushtarë appeared first on Telegrafi.