Ka përfunduar mbledhja e liderëve të koalicionit VLEN dhe ky koalicion mbetet i bashkuar mirëpo detajët për ndarjen e komunave në zgjedhjet lokale mbetet temë e cila duhet te diskutohet edhe më tutjë, informon Telegrafi Maqedoni.

Kështu deklaroi Bekim Qoku nga VLEN, i cili tha se koalicioni qëndron i bashkuar pavarësisht se ka pasur mendime të ndryshme brenda partive në koalicion.

“Ne jemi bashkë, ne jemi VLEN. Vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohet se si do të ndahen komunat. Ne nuk kemi pas mosmarrëveshje me Taravarin, ne kemi pas disa mendime të ndryshme, disa mendime që mund të ndodhin edhe në parti individuale e jo vetëm nëpër koalicione, mirëpo mund të them se në jemi kompakt, jemi të bashkuar dhe qëndrojmë stoik”, tha Qoku.

Kujtojmë se mbledhja e fundit në VLEN u thirr si arye e lëvizjeve të brendshme politike në koalicion, pasi ministri Arben Taravari që është pjesë e VLEN-it kishte shprehur disa pakënaqësi për funksionimin e këtij koalicioni. /Telegrafi

Përfundoi mbledhja e VLEN-it, Qoku: Qëndrojmë stoik dhe të bashkuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version