Lotët e shoferit që u aksidentua me autobusin e transportit publik dhe tha se askush nuk i rregullon autobusët e prishur, ngritën pyetjen se sa i sigurt është transporti publik në Shkup.
Vetëm sot gjatë një kontrolli të rregullt policia ka zbuluar dy autobusë që lëviznin dhe nuk punonin siç duhet.
“Dy autobusë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, njëri në pronësi të NTP Shkup dhe tjetri në pronësi të transportuesve privatë janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ku gjatë kontrollit është konstatuar një defekt teknik dhe janë përjashtuar nga komunikacioni”, thanë nga MPB.
Nga Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) thonë se “çdo automjet i NTP Shkup i përfshirë në transportin publik pas kthimit nga linja, gjegjësisht pas tërheqjes në garazh, i nënshtrohet të ashtuquajturit kujdesi ditor, i cili ndër të tjera përfshin një mini kontroll teknik, që do të thotë praktikisht, korrektësia e automjeteve kontrollohet çdo ditë. Prej mëngjesit të sotëm ka pasur një aksion nga MPB-ja, pra automjetet po dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Rezultatet e rezultatit të aksionit do t’i dimë më vonë”, thonë nga NTP.
Për tre muaj automjetet e NTP-së kanë pasur 49 aksidente. Sipas raportit të ndërmarrjes publike, për periudhën nga janari deri në fund të marsit të këtij viti, 9 nga aksidentet kanë ndodhur me faj të shoferëve të automjeteve, ndërsa në 19 fajtor ka qenë një pjesëmarrës tjetër në trafik.
Është interesant fakti se në shumicën e rasteve thuhet se nuk është vërtetuar fajësia. Nga aksidentet kanë mbetur të plagosur gjithsej 10 persona.
Gjithashtu kanë ndodhur 149 incidente. Autobusët janë dëmtuar më së shumti, ndërsa ka pasur edhe konfrontime fizike dhe sulme ndaj shoferëve të automjeteve.
Për tre muaj, automjetet e NTP Shkup kanë pasur 49 aksidente appeared first on Telegrafi.